Prishtina e vitit 1963, kur parada e motoçikletave bënte buj

E publikuar: 11/03/2020 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar një fotografi e vitit 1963, derisa në Prishtinë kishin parakaluar disa motoçikleta, ku në to shihen shoferët të shoqëruara me disa vajza

Profesori i medias në Norvegji, Kenneth Andresen është ai që ka publikuar këtë fotografi të vjetër të Prishtinës.

Andresen është edhe koleksionist i pullave postare në Kosovë, por që edhe ka realizuar fotografi të ndryshme gjatë vitit ’63 në kryeqytet.

Me 25 maj të vitit 1963, ai kishte shkrepur një fotografi derisa po parakalonin disa motoçikleta në Prishtinë.

Në fotografi ka shumë detaje interesante, ku shoferët shihen të shoqëruar me disa vajza, ndërsa anash rrugës janë qindra njerëz që shikojnë parakalimin e tyre.

Më poshtë keni publikimin e plotë të Andresen i cili mbi fotografi, ka shkruar edhe detajet.