Prishtina dhe Tirana do të duhej të vizitojn për festa të Nëntorit Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën

E publikuar: 12/11/2015 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI

Jemi në muajin më të shejtë për ne shqiptarët në Nëntorin legjendar , prandaj një vizitë nga krerët më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë që do të ishte në nivele të Presidentëve, Kryeminsitrave, Kryetarëve të Parlamentit, Minisitrave , Deputetëve dhe Komisioneve Parlamentare pse jo edhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave , Institutit të Historisë dhe atij Albanologjik që të vizitohen lokalitetet dhe vendbanimet e krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë .

Ka shumë arsye që të vizitohen banorët shqiptarë të këtyre tri Komunave , veçmas pasi :

– Vazhdon diskriminimi,mungon perspektiva dhe gjetja e një zgjidhje për këtë Krahinë ,
– Më 12 shtator 2015, është miratuar deklarata nga Këshilltarët Komunal Shqiptare dhe është miratuar themelimi i Asociacionit të tri komunave shqiptare në Jugë të Serbisë ,
– Më 17 Nëntor 2012,është ngritur dhe përuar solemnisht dhe zyrtarisht Lapidari kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë dhe mbi të gjitha ,
Data 28 Nëntor është festa Flamurit dhe pjesëmarrja e liderëve më të lartë institucional, në këtë festë në këto tri komuna është një obligim moral, institucional dhe Kombëtarë besa edhe detyrim Kushtetues .

Prandaj duke vizituar do të binden më nga afër dhe ndoshta të flasin ndonjë fjalë që ta shtrojn, ngrisin dhe të mbrojn të drejtat e shqiptarëve në të gjitha mekanizmat Europian por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo vizitë do të ishte e mira të mirës të fillohet pikërisht në vendit ku ishte vendosur Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë që u hoq dhunshëm dhe me forcë nga xhandarmëria Serbe më 20 janar të vitit 2013,pra pas dy muajëve që ishte ngritur e përuar soelemnisht dhe zyrtarisht .

Sigurisht vizita e krerëve më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një simbolik dhe mbështetje e Referendumit të mbajtur me një dhe dy mars të vitit 1992, luftën e Armatosur të UÇPMB-ës ,Marrëveshja së Konçulit dhe eventualisht në përurimin e shtatores së heroit ton Kombëtar ,,Skënderbeut’’,në Bujanoc . Në kërkesa që plotë gojën e kan për reciprocitet dhe lejimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe . Shqipatarët e këtyre tri komunavë kan mbetur sikur të mos ishin të askujt e mos të flasim për ndonjë koordinim, harmonizim të qëndrimeve apo ndonjë platformë dhe strategji . Prandaj së paku Prishtina dhe Tirana do të duhej të vizitojn për festa të Nëntorit Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, pasi ky veprim i strukturave më të lartë do prodhonte efekte pozitive . Do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e ksaj Krahine .

Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapasira tjera etnike shqiptare .