Prishtina debuton me humbje turpëruese në Evropë, pëson debakël në Suedi

E publikuar: 29/06/2017 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FC Prishtina ka pësuar debakël në Suedi, duke u mundur në ndeshjen debutuese në Evropë.

Prishtina ka pësuar humbje turpëruese me rezultat 5:0 nga IFK Norrkoping, në rundin e parë për kualfikim në Europa League, raporton Gazeta Blic

Vendasit kanë dominuar Prishtinën në këtë takim, duke udhëhequr me rezultat të thellë 5:0 pas vetëm 40 minutave lojë.

Norrkoping kaluan në epërsi pas vetëm 11 minuta lojë me anë të David Moberg Karlsson, kurse shënoi edhe dy gola tjerë brenda vetëm dy minutave, me anë të Sebastian Andersson dhe Niclas Eliasson, për epërsinë 2:0 dhe 3:0, në minutat 25 dhe 26 të takimit.

Suedezët i dhanë Prishtinës goditjet e radhës kur Kalle Holmberg realizoi dy herë për 4:0 dhe 5:0, me golat e shënuar në minutat 31 dhe 40.

Me këtë rezultat të dyja skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati.

Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, të enjten tjetër më 6 korrik. /Gazeta Blic/