Prindërit pa ushqim, djali i tyre i vetëm që jeton jashtë vendit nuk kujdeset për ta

10.08.2019 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prindërit pa ushqim, djali i tyre i vetëm që jeton jashtë vendit nuk kujdeset për ta

Hysen dhe Zylfije Ibra jetojnë në kushte të vështira financiare në një dhomë në shtëpinë e djalit të tyre të vetëm i cili jeton jashtë vendit.

Edhe pse shtëpia e tyre dykatëshe është e rregulluar, djali dhe nusja i kanë mbyllur dhomat e tjera duke iu lënë vetëm atë në të cilën jetojnë aktualisht.

Prej 26 vitesh kur djali i tyre kishte shkuar jashtë shtetit, Zyfija 71-vjeçare dhe Hyseni 84-vjeç kishin mbetur pa përkujdesje, pasi djali i tyre kishte hequr dorë nga ta.

Duke qenë të paaftë për punë, që të dy arrijnë të sigurojnë jetesën falë ndihmave që njerëzit iu dërgojnë kohë pas kohe.

Çifti që jeton në rrugën “Vëllezërit Topalli” në Komunën e Pejës, tash e katër vite ushqehen në qendrën për të varfër.

Jetesa për të po bëhet shumë e vështirë, pasi që edhe pensionin të cilin e marrin i gjithi po u shkon vetëm për barna pasi që të dytë janë të sëmurë. Fajtore që djali i tyre i vetëm nuk po iu ndihmon, Zylfija thotë se është nusja e cila sipas saj “kryet ta këput për pare”.

71-vjeçarja shprehet se përveç ndihmave që marrin nga njerëzit që dëgjojnë për rastin e tyre nuk kanë ndonjë ndihmë tjetër, madje ajo shton se as familjarët e tjerë nuk kanë dashur të dinë për ta.

“Veç na dy, djali jashtë që 26 vjet atje me familje me krejt, i ka katër fëmijë, fëmijët iu kanë rritur ne themi ana tash se të japin fëmija, jo tha atje nuk jua lypim fëmijëve, kishe pse po lypni ju. Jo, jo, vallahin centin nuk na e ka lan… Pse nuk e len gruaja, ia ka dhënë badifoken ajo çantën në krah nuk të jep centin, ajo është në gjendje kryet me ta këput për para…Nuk ka shpirt as rahmet, nuk i vjen gjynah prej neve”, thotë ajo.

Për kryefamiljarin Hysenin, i cili kishte punuar shumar, sigurimi i jetesës është shumë vështirë. Ai thotë se pensionet që i marrin të gjitha i shkojnë për barna.

“Vallahin njëfarë pensioni e marrim, po jo fort të madhe… Veç na dy qysh po na sheh qashtu jemi”, thotë ai.

Zylfija, të cilës pas sëmundjes së bashkëshortit i ka mbetur barra e sigurimit të jetesës, thotë se nuk duan që dikush t’iu ndërtojnë shtëpi, por vetëm t’iu ndihmojnë me gjëra ushqimore.

“Paj vallahin na tash nuk jetojmë shumë, jetojmë këtu në qetë far sobe edhe vdesim, nuk jetojmë shumë. Na veç na mban me ndonjë far ndihme se për shtëpi nuk jetojmë shumë, ia lajna edhe këtë sobë. Unë e sëmurë më ka thënë mjekja nuk ki ilaç, e ky plak”, shprehet ajo.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, familjes Ibraj donatorë të ndryshëm i kanë dërguar gjëra ushqimore. Zylfija thotë se nëse nuk do të ishin këta donatorë nuk do të kishin ushqim për të ngrënë në drekën e Bajramit.

“Krejt pak se nuk po dalin, po na i marrin rrymë, ujë, tybe bërllokun nuk po mundemi me e pagua na kanë ardhur 300 euro e na nuk jemi në gjendje me e la…Shumë vështirë e kemi, pa para, se faleminderit qeto ndihma se e kemi vajin e kemi, qeto po na i japin, Zoti i shpërbleftë kush qon dorë për neve”, tregon ajo.

Ajo qysh fëmijë kishte lënduar dorën e majtë dhe e ka pothuajse të palëvizshme, e viteve të fundit ajo është sëmurë edhe nga boshti kurrizor.

“90 euro të pleqërisë i kemi, ato edhe jam e sëmurë prej shpine aty i kom rengelat nuk po kam para me i ble barnat as kurrgjë, as me u kontrollua se po thonë shko në privat, unë nuk po kam 15 euro një vizitë. Jam shumë e sëmurë prej shpinës, po më thonë bile që nuk ki ilaç”, thotë ajo.

Hyseni që sot e feston ditëlindjen e tij të 84 thotë se kushdo që ka mundësi t’iu ndihmojë me gjëra ushqimore do t’iu jenë përherë falënderues, pasi thekson se djali i vetëm nuk dëshiron të dijë për ta.

Nuk po mundet as ai se gruan e ka qafir bre vallahin nuk ka në botë më të poshtër, shumë e keqe është…Dikush kapak po jo, lazem jemi po nuk po jep kurrkush asgjë vallahin, badihava”, thotë ai.

Kushdo që dëshiron të ndihmojë Zylfijen dhe Hysenin ata jetojnë në rrugën “Vëllezërit Topalli” në Komunën e Pejës, me numër shtëpie 25./KP/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Prindërit pa ushqim, djali i tyre i vetëm që jeton jashtë vendit nuk kujdeset për ta

Prindërit pa ushqim, djali i tyre i vetëm që jeton jashtë vendit nuk kujdeset për ta

Bizneset sezonale verore po i ikin tatimit, mbi 30 gjoba për dy ditë

Bizneset sezonale verore po i ikin tatimit, mbi 30 gjoba për dy ditë

IKD kërkon respektimin e ligjit: Të gjitha seancat gjyqësore të jenë të hapura

IKD kërkon respektimin e ligjit: Të gjitha seancat gjyqësore të jenë të hapura

Hallakam në RTK, nëntë gazetarë denoncojnë shkeljet ligjore në televizion

Hallakam në RTK, nëntë gazetarë denoncojnë shkeljet ligjore në televizion

Lutfi Haziri në takim me strukturat: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin

Lutfi Haziri në takim me strukturat: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin

Mesazhi i BIK-ut për Bajram: Ndihmoni njëri tjetrin, ndërtoni shoqëri të shëndoshë

Mesazhi i BIK-ut për Bajram: Ndihmoni njëri tjetrin, ndërtoni shoqëri të shëndoshë

Kosovarët bllokojnë Morinën, ia mësyjnë Shqipërisë për Bajram

Kosovarët bllokojnë Morinën, ia mësyjnë Shqipërisë për Bajram

Krasniqi: Fajtorin për taksën e gjeni në Beograd

Krasniqi: Fajtorin për taksën e gjeni në Beograd

Më shumë se 12 vjet nga miratimi i Ligjit për sigurime shëndetësore, ende nuk ka hyrë në fuqi

Më shumë se 12 vjet nga miratimi i Ligjit për sigurime shëndetësore, ende nuk ka hyrë në fuqi

Nuk ka reciprocitet të ri ndaj Serbisë

Nuk ka reciprocitet të ri ndaj Serbisë

Thaçi përkujton Bekim Berishën dhe Bedri Shalën

Thaçi përkujton Bekim Berishën dhe Bedri Shalën

Mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare

Mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare

Antikorrupsioni nis hetimet në Telekom për një kontratë për konflikt interesi

Antikorrupsioni nis hetimet në Telekom për një kontratë për konflikt interesi

Rriten çmimet për 2.6 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar

Rriten çmimet për 2.6 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar

Telekomi po mendon ta qesë në gjyq Qeverinë

Telekomi po mendon ta qesë në gjyq Qeverinë

Rama: Në vitin 2021 Ushtria e Kosovës me mision në Irak e Afganistan

Rama: Në vitin 2021 Ushtria e Kosovës me mision në Irak e Afganistan