Princi i Arabisë Saudite tani zotëron 5 % të Twitterit

E publikuar: 08/10/2015 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miliarderi i Arabisë Saudite, Alwaleed Bin Talal i ka dhënë një shtytje të madhe të besimit kompanisë së Twitterit, duke rritur aksionet e tij në këtë kompani.

Aksionet e tij në Twitter kanë shënuar rritje në gjashtë javët e fundit në 5.17 për qind, duke e bërë atë aksionarin e dytë më të madh të kompanisë pas bashkëthemeluesit, Evan Williams, transmeton Koha.net shkrimin e CNN.

Alwaleed, një nga njerëzit më të pasur të Arabisë Saudite, në vitin 2011 kishte blerë 3 për qind të aksioneve të Twitterit, para se të lansohej në vitin 2013.

“Forbes” e rankon Alwaleedin, si personin e 34 më të pasur në botë. Në pronësi të tij janë kompania Citigroup, Time Warner dhe Disney.

Përkundër që është aksionar në Twitter, ai ka rreth 3 milionë ndjekës, kurse që nga lansimi i Twitterit në vitin 2013 ka postuar vetëm 171 postime në këtë rrjet social.