Princi i Arabisë Saudite i interesuar që ta blejë Manchester Unitedin

E publikuar: 15/10/2018 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët e Manchester United shpesh kanë shfaqur pakënaqësi me familjen, Glazers, që janë pronarët aktualë të klubit nga Old Trafford.

Tifozët shumë shpesh kanë kërkuar haptazi që Glazers të riformohen ose të dalin jashtë nga klubi.

Por sipas The Sun , Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, flitet se do të ketë takim me familjen Glazers.

Sipas raportimeve, familja e Princit kanë pasuri në vlerë 850 miliardë funte dhe dëshiron të shkojë në rrugën e njëjtë me fqinjët e tyre nga Katari dhe Abu Dhabi.

Me paratë nga shteti i pasur me naftë, Mohammad Bin Salman njoftohet se është gati të bëjë një ofertë drejt Manchester Unitedit.

Old Trafford . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Glazers nuk duan ta shesin klubin për më pak se tri miliardë funte.

Investimi i Arabisë Saudite në sektorin sportiv nuk është një gjë e re. Kombet në Lindjen e Mesme kanë investuar para në sport dhe tani po korrin shpërblimet.

Manchester United . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Arabia Saudite ka futur para në WWE dhe Formula 1.

Me Manchester Unitedin, ata shpresojnë të shkruajnë një kapitull krejt të ri. /Telegrafi/