Prifti fton besimtarët të heqin maskat: “Virgjëresha Mari dëshiron të na i shohë fytyrat”

E publikuar: 16/08/2020 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia greke ka arrestuar një prift i cili u bëri thirrje besimtarëve që të mos mbanin maska mbrojtëse në kisha.

Një prift në ishullin Kalymnos postoi në Facebook një status kushtuar festës së Zonjës dhe u bëri thirrje besimtarëve të mos mbanin maska pasi, siç deklaroi ai, do të “shqetësonte Virgjëreshën Mari”, shkruan Greekreporter.

“Nëna jonë dëshiron të shohë fytyrat tona, ajo dëshiron të shohë besimin tonë,” shkroi prifti.

Policia nuk pranoi të zbulojë emrin e tij, dhe ai u arrestua për shpërndarjen e një lajmi të rremë që rrezikon shëndetin publik. Ai u la i lirë pas seancës dëgjimore, dhe gjykimi është caktuar për 8 tetor.