Prezantuesja britanike e programit të mëngjesit rrëzohet gjatë transmetimit live (Video)

E publikuar: 05/10/2018 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prezantuesja e programit të mëngjesit “Good Morning Britain” është rrëzuar keq gjatë transmetimit live.

Gazetarja britanike Balvinder Sidhu kishte rrëshqitur në dysheme derisa po e kërkonte këpucën, duke bërë kështu që të pranishmit të qeshin me zë, transmeton Telegrafi.

Ky moment i pakëndshëm është ritransmetuar nga kolegët e saj Kate Garraway dhe Ben Shephard, të cilët e komentonin momentin kur Sidhu rrëzohet.

Ajo po ecte me plotë vetëbesim kur në një moment iu zbath këpuca, dhe derisa po e kërkonte rrëshqiti dhe u rrëzua në dysheme. /Telegrafi/