Prezantohet udhërrëfyesi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim

E publikuar: 23/03/2017 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Planifikim Strategjik, mbajti takimin e katërt me radhë, nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa.

Mustafa theksoi se Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016 -2021 paraqet prioritetet më të larta të Qeverisë së Kosovës në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit, të orientuar nga agjenda zhvillimore drejt integrimeve evropiane në të gjitha fushat.

Në këtë takim u prezantua udhërrëfyesi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, i cili do të jetë një instrument që ndihmon orientimin e burimeve financiare, sipas politikave prioritare të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.

Me këtë udhërrëfyes mundësohet, po ashtu, krijimi i sinergjive ndërmjet nismave të ndryshme, parandalimi i proceseve të dyfishta institucionale, efiçiencë më e lartë e punës, orientimi i përkrahjes nga partnerët zhvillimor, si dhe vendosja e një boshti të fuqishëm orientues për institucionet e Kosovës dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Në kuadër të pikës së dytë të takimit u diskutua për Konsolidimin e Planifikimit Strategjik.

Ndersa pika e tretë e rendit të ditës ishte Deklarata e Prioriteteve Afatmesme 2018-2020