Prezantohet Samsung Galaxy S6 edge me logon e Iron Man

E publikuar: 26/05/2015 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung prezantoi sot versionin e limituar të Galaxy S6 edge Iron Man, një version special i Galaxy S6 i dizajnuar në bashkëpunim me kompaninë Marvel. Telefoni inteligjent Galaxy me logon e Iron Man vjen me një trup metalik ngjyrë të kuqe i kombinuar me ngjyrën e florinjtë rreth butonave dhe kamerës. Ky telefon ka të njëjta specifika si varianti i rregullt i Galaxy S6 me 64GB hapësirë të brendshme.

Samsung

Galaxy S6 edge

Vetëm pjesa e jashtme ka ndryshuar krejtësisht nga versioni origjinal i Galaxy S6. Siç mund ta shihni edhe në foto, telefoni ka në anën e pasme fytyrën e Iron Man e pikturuar me ngjyra të ndezura. Telefoni ka një kasë speciale që do ta mbrojë atë nga gërvishtjet. Po ashtu të gjitha ngjyrat, fontet dhe ikonat lidhen me filmin Iron Man.

Bashkë me të vjen edhe një pajisje që do të furnizojë telefonin me energji nëpërmjet internetit me valë, e cila është e ngjashme për nga pamja me rektorin me hark të Iron Man. Telefoni do të hidhet në treg më 27 maj, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma.