Prezantohet projekti për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, kapaciteti i tij 30 mijë ulëse

14.06.2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prezantohet projekti për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, kapaciteti i tij 30 mijë ulëse

Në Muzeun e Kosovës është prezantuar sot projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës, i cili do të ndërtohet në afërsi të Drenasit, bën të ditur FFK-ja.

Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti ishin kryeparlamentari, Kadri Veseli, ministri i sportit, Kujtim Gashi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, futbollisti i Kombëtares, Milot Rashica, familja Vokrri dhe shumë personalitete tjera nga institucionet dhe jeta sportive.

Ministri i sportit, Kujtim Gashi, vuri në dukje se ky është një projekt kapital dhe më i madhi sa i përket investimeve në vendin tonë, derisa rruga deri te kjo ditë sipas tij nuk ka qenë e lehtë, transmeton Koha.net.

“Besoj se tani kemi arritur deri te një projekt i cili i plotëson kushtet dhe nevojat e sportistëve tanë. Ky stadium do të ndërtohet në mes të Kosovës, afër aeroportit dhe afër autostradës. Qyteti më i largët i vendit nga ky stadium do të jetë më pak se një orë, prandaj kjo nënkupton se edhe lokacioni i zgjedhur ka qenë i duhuri. Ne si institucione do ta jetësojmë këtë gjigant sportiv. Jam i bindur se për disa muaj veçse do ta fillojmë këtë projekt”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, Veseli gjatë fjalës së tij theksoi se ka pasur shumë njerëz që kanë pasur mëdyshje nëse do të fillojë ndërtimi i këtij stadiumi, por se tani projekti është i gatshëm.

“Republika e Kosovës duhet ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan gjithsesi dhe ky duhet të ndërtohet dhe të fillojë këtë vit. Këta djem janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme. Këta djem po tregojnë se kur duam dhe jemi të vendosur mund të arrijmë gjithçka. Kështu mund ta fitojmë betejën edhe për shtetin tonë dhe luftën kundër të keqes. Këta djem janë shembulli më i mirë. Sikurse Majlinda Kelmendi edhe djemtë e kombëtares po na bëjnë krenar. Urime stadiumi të gjithëve”, është shprehur Veseli.

E presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se me këtë projekt po i vihet kupola infrastrukturës së futbollit në Kosovës.

“Ministria e sportit dhe qeveria prej fillimit të punës së tyre kanë punuar shumë për futbollin, duke filluar me renovimin e stadiumeve, pastaj me ndërtimin e 12 fushave me bari sintetik dhe tani me Stadiumin Kombëtar, i cili do të jetë kupola e infrastrukturës në vendin tonë. Ndihem shumë mirë që ky projekt po jetësohet, jo vetëm për futbollistët tanë, por edhe për tifozët pasi kërkesat janë shumë të mëdha”, u shpreh Ademi.

Ai shtoi se aktualisht Kosova e ka stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me 12 mijë ulëse derisa kërkesa online për bileta për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës është 100 mijë. Pra, sipas tij, kjo është dëshmi se njerëzit në Kosovë dhe bashkatdhetarët tanë e duan futbollin.

Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe ylli i kombëtares, Milot Rashica, i cili ka premtuar angazhim edhe më të madh në fushë.

“E kam pak më të vështirë këtu se në fushë, por faleminderit të gjithëve që na keni përkrah prej fillimit. Ne si futbollistë nuk kemi dëshirë të flasim shumë, thjeshtë do të vazhdojmë të flasim në fushën e lojës dhe do t’iu bëjmë krenar si deri tash. Stadiumi Kombëtar është shumë i rëndësishëm dhe ky popull e meriton ta ketë një stadium të tillë”, ka thënë Rashica.

Më pas ka qenë arkitekti i këtij projekti, turku Murat Tabllandioglu që e ka bërë prezantimin e projektit të Stadiumit Kombëtar, i cili është planifikuar t’i ketë 30 mijë ulëse dhe që parashikohet të fillojë ndërtimi i tij këtë vit.

Sipas projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Futbollistët përmes një videoje kanë falënderuar dhe kanë premtuar që do ta japin maksimumin e tyre për t’i gëzuar tifozët edhe në këtë stadium, ashtu siç kanë bërë deri më tani në “Fadil Vokrri”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hoti: Presidenti i ka kompetencat e veta, unë të miat, s’lejoj askënd të ndërhyjë

Hoti: Presidenti i ka kompetencat e veta, unë të miat, s’lejoj askënd të ndërhyjë

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Von Cramon e hutuar se kush do ta kryesojë dialogun me Serbinë

Von Cramon e hutuar se kush do ta kryesojë dialogun me Serbinë

Balaj: Kurti për herë të parë ia dha dy ministri Listës Serbe dhe emëroi një këshilltar serb

Balaj: Kurti për herë të parë ia dha dy ministri Listës Serbe dhe emëroi një këshilltar serb

Ish-gjyqtarja Mushkolaj konteston kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti

Ish-gjyqtarja Mushkolaj konteston kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti

Cakaj: Jam krenar që isha në VV, por edhe më krenar që u largova

Cakaj: Jam krenar që isha në VV, por edhe më krenar që u largova

Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

Vrasje-vetëvrasje, Prindërit, fëmijët dhe macet e shtëpisë gjenden të vdekur

Vrasje-vetëvrasje, Prindërit, fëmijët dhe macet e shtëpisë gjenden të vdekur

Foto/ U infektuan me koronavirus, nëna me foshnjën mposhtin virusin

Foto/ U infektuan me koronavirus, nëna me foshnjën mposhtin virusin

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të premten, dy të shëruar

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të premten, dy të shëruar

Haziri: Kurti tentoi të thotë se janë dy parti LDK, njëra në Kuvend e tjetra në lagjen Qafa

Haziri: Kurti tentoi të thotë se janë dy parti LDK, njëra në Kuvend e tjetra në lagjen Qafa

Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”

Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”

Kosnetti pret që SHBA-ja të dalë më e fuqishme pas trazirave të fundit

Kosnetti pret që SHBA-ja të dalë më e fuqishme pas trazirave të fundit

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së