Prezantohet procesori që do ti bëjë telefonët e rangut të mesëm më të fuqishëm

E publikuar: 10/02/2019 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qualcomm prezantoi një anëtar të ri të familjes së procesorëve të rangut të mesëm, Snapdragon 712.

Ai bazohet në arkitekturën 10-nanometër dhe sjell përmirësime modeste krahasuar me procesorin shumë popullor Snapdragon 710.

Ai ka bërthama më të shpejta të cilat do të sjellin performancë ndjeshëm më të lartë sesa paraardhësi sidomos tek lojërat.

Diferenca më e madhe janë tetë bërthamat Kryo 360 me frekuencë 2.3Ghz krahasuar me 2.2Ghz që kishte paraardhësi.

Snapdragon 712 ka teknologjinë e karikimit të shpejtë Quick Charge 4+. Procesori shoqërohet nga grafikat Adreno 616 dhe DSP Hexagon 685.

Modemi i përfshirë është Snapdragon x15 me LTE të Kategorisë 15 në shkarkim prej 800 Mbps dhe Kategorisë 13 në ngarkim prej 150Mbps.

Çipi ofron mbështetje për dy kamera të pasme 20-megapiksel ose një kamër 32-megapiksel. /PCWorld Albanian