Prezantohet Cristano Ronaldo: Nuk kam ardhur si turist, dua të bëj histori me Juventusin

E publikuar: 16/07/2018 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka kaluar testet mjekësore me Juventusin, klub me të cilin ka arritur marrëveshje trevjeçare.

Portugezi pas një periudhë të lavdishme me Real Madridin, futbollisti ka zgjedhur të vazhdoj karrierën me kampionin italian.

Ai ka folur për herë të parë si lojtar i bardhezinjve gjatë prezantimit në zyret e klubit në Torino.

“Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë. Ishte një vendim që e kam marrë ngadalë. Një vendim i lehtë për madhështinë e klubit ishte një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time”.

“Kemi një trajner të madh. Një president që i atribuohen sukseset. Ishte një vendim i lehtë për të ardhur këtu”.

“Unë jam një person që i pëlqen të mendojë për të tashmen. Unë jam ende shumë i ri dhe gjithmonë i kam pëlqyer sfidat, nga Sporting në Manchester dhe tani në Juventus. Është një sfidë dhe jam shumë i përgatitur. Gjërat do të jenë mirë, unë jam i qetë”.

“Lojtarët e moshës sime zakonisht shkojnë në vende të tjera, me gjithë respektin e duhur. Në këtë pikë të karrierës sime duke luajtur në një klub kaq të madh më bën të lumtur. Faleminderit Juventusin për mundësinë e madhe që më dha mua”

“Historia ime në Real ka qenë e shkëlqyer, falënderoj tifozët, por tani dua t’ia kushtoj vetveten kësaj faze të re të jetës sime. Mezi po pres të luaj. Unë jam shumë i motivuar dhe dua t’u tregoj italianëve se jam një lojtar i niveleve të larta”.

“Dua të lë një shenjë në historinë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë. Serie A? Një kampionat i vështirë, shumë taktik. Karriera ime nuk ka pasur asgjë të lehtë dhe jam person që i pëlqen të del nga zona ime e rehatisë. Jam i bindur në veten time, në shokët e mi dhe në klub”.

“Titulli i Ligës së Kampionëve është një trofe që të gjithë dëshirojnë ta fitojnë, por është shumë e vështirë. Juventusi erdhi pranë nesh, por finalja është gjithmonë një ndeshje e panjohur. Për këtë unë shpresoj t’i sjell fat të mirë, por me mendje paqësore. Ne do të luftojmë për të gjitha trofetë”

“Ovacionet e shikuesve? Një moment spektakolar për mua. Një mirëseardhje e mrekullueshme dhe për këtë i falënderoj të gjithë, që ishte në stadium, në terrenin e stërvitjes, në aeroport. Të gjithë. Unë do të jap përgjigjen time në këtë fushë”.

“Nuk kisha vendosur në natën e fundit. Falënderoj presidentin që ka menduar për mua. Arritja në këtë fazë është një motivim i madh. Unë jam i ndryshëm nga të tjerët”.

“Unë kam takuar tashmë trajnerin Allegrin dhe stërvitjet do t’i filloj më 30 korrik. Dua të luaj qysh në ndeshjen e parë të Serie A”.

“Unë nuk kam ardhur këtu me pushime. Dua të triumfoj me Juventusin. Jam këtu për të lënë shenjë në historinë e klubit dhe jam i sigurt se çdo gjë do të shkoj mirë”.