Prezantimi i Benitez tek Reali, të mërkurën

E publikuar: 29/05/2015 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reali i Madridit tashmë ka programuar gjithcka përsa i përket prezantimit të Rafa Benitez. Të mërkurën e kësaj jave në orën 13:00, në zyrat e Santiago Bernabeut, Florentino Perez do të firmosë me teknikun e ri të madrilenëve. Pas prezantimit 55-vjecari do të japë dhe një konferencë për shtyp përpara gazetarëve spanjollë, të cilët kanë ditë që presin të përballen me Benitez. Tani nuk ka me kthim pas, të dyja palët kanë arritur akordin dhe marrëveshja është pothuajse e mbyllur pavarësisht se ende mungon telefonata ku presidenti i ”los blancos” pret të marrë “OK” perfundimtar nga ana e trajnerit.

Benitez nuk preferoi të jepte informacione përsa i përket të ardhmes së tij gjatë koferencës së mbajtur në Napoli, ashtu si Florentino Perez i cili gjatë fjalimit ku komunikoi largimin e ish trajnerit të Realit, Carlo Ancelotti nuk dha asnjë të dhënë mbi të ardhmen e stolit madrilen. Megjithatë tani cdo gjë është më se e qartë, Rafa Benitez pritet të firmosë një kontratë 2-vjecare me 10 herë kampionët e Europës ku do të fitojë 5 mln Euro në sezon. Kontrata do të përmbajë dhe një pikë ku thuhet se në rast se në fund të sezonit të parë në drejtim të skuadres trajneri nuk ka përmbushur rezultatet e pritura, Reali ka të drejtë ta shkarkojë pa asnjë lloj detyrimi financiar. Spanjolli është nga ata trajnere që nuk preferon të marrë asnjë minutë pushim dhe do të fillojë sa më parë me përgatitjen e skuadrës. Stërvitja dhe grumbullimi pritet të fillojnë më shpejtë se zakonisht pasi në fillim të korrikut Real Madridi duhet të udhetojë në Australi dhe Kine për ndeshjet përgatitore./supersport.al/