Preteni: Shembulli i korrupsionit janë rrugët e dobëta me mercedesa të shtrejtë!

E publikuar: 02/04/2015 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka theksue se për korrupsionin po luftohet shumë por s’po hetohet fare.

Preteni këto komente i ka n’emisionin ‘Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum.

Ai ka theksue se gjyqësori nuk asht tue e dha provimin dhe nuk po arrinë me luftue korrupsionin.

Preteni ka theksue se qytetari i Kosovës po e sheh çdo ditë, ku si shembull ka marrë rrugët e dobët me mercedesa të shtrejtë, tue shtue se kjo pasuni asht ba shumë shpejt.

Drejtori ka theksue se askush prej zyrtarëve te naltë nuk asht në burg, dhe ketu shihet se peshqit e medhaj po deshtohet me i luftue.

Simbas Pretenit po hezitohet me u hetue rastet konkrete të korrupsionit, tue shtue se prokurorët po marren me vetveten, gjykatat kanë ra në gjumë, e Keshilli Gjyqësor po luen pinpong tash e sa kohë.