Presin urimet për fejesë, por testi i shtatëzanisë në foto prish gjithçka

E publikuar: 20/03/2017 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e quajtur Miranda Levy ka publikuar një foto me të dashurin e saj ulur pranë, me qëllim që të tregonte unazën e fejesës.

”Unë tani jam e bekuar nga Zoti, dashuria e jetës sime më ka bërë një ftesë për t’u fejuar.Është e pamundur për të përshkruar me fjalë se sa e lumtur dhe sa me fat jam. Në të ardhmen do jem zonja Kelly”, ka shkruar ajo.

Pas kësaj, ajo duke pritur për urimet nga miqtë, si të gjitha vajzat, miqtë e çiftit të lumtur vënë re shpejt në këndin e majtë të fotos një test shtatzënie dhe një prej tyre shkroi: Pra, ju jeni gjithashtu duke pritur një fëmijë?.

Nga ana tjetër reagon edhe babai i saj: E dashur, na telefono, nëna jote nuk po kupton asgjë.

Një mik tjetër ka shkruar për testin e shtatzënisë, të përdorur me sa duket: Në këndin e fotos… do të jetë ajo që unë jam duke menduar”.

Miranda nuk e ka kuptuar menjëherë se çfarë ata ishin duke diskutuar, ose të paktën pretendonte se nuk e kuptonte. “Unë nuk kuptoj asgjë, çfarë jeni duke thënë?, Pse ju mendoni në këtë mënyrë”, shkruante ajo.

Një minutë më vonë, kur Miranda në fund e kuptoi me sa duke se çfarë ishte duke ndodhur, shkroi:

“Miqtë e mi, ne jemi duke pritur një fëmijë. Oh! Unë pothuajse kisha harruar…”.