Presidentja kërkon certifikimin e Ali Berishës për ta zëvendësuar Ramush Haradinajn në Kuvend

E publikuar: 29/02/2016 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka bërë kërkesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kandidati Z.Ali Berisha, të zëvendësoj deputetin Ramush Haradinaj nga subjekti politik ‘’Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës’’ pas dorëheqjes së tij nga ky post.

Përmes një kumtese për media, është njoftuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka, transmeton Indeksonline

Në këtë mbledhje, në përgjigje të kërkesës të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.
Atifete Jahjaga, për të rekomanduar kandidatin e radhës që pason në listën e subjektit politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, për zëvendësimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ceritifikuar në Zgjedhjet e 8 qershorit 2014, KQZ-ja i Rekomandon Presidetit të Republikës së Kosovës që:

– Z. Ali Berisha, kandidat i subjektit politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të zëvendësojë z. Ramush Haradinaj, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Prishtinë.