Presidentja e parë e Kosovës që do të mbajë fjalim në Beograd

E publikuar: 27/05/2017 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e parë femër në Kosovë, Atifete Jahjaga do të vizitoj Beogradin në qershor, si pjesë e një festivali tradicional midis Serbisë dhe Kosovës, transmeton gazetametro.net
Nga data 31 maji deri me 6 qershor do të mbahet ky festival, i cili është organizuar nga OJQ’të e Beogradit dhe Prishtinës. Ky festival quhet “Mirëdia, Dobardan”, i cili është financuar nga fondi për mbështetje te shoqërisë civile nga Gjermania dhe vendet e tjera eropiane.

Me këtë rast, Jahjaga do të bëjë promovimin e një libri i cili paraqet dhunën ndaj femrës gjatë luftës së fundit në Kosovë.