Presidenti Trump pezullon fluturimet nga Evropa për në SHBA

12.03.2020 06:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidenti Trump pezullon fluturimet nga Evropa për në SHBA

Presidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë.

“Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti. Ai shtoi se do të ketë përjashtime “për amerikanët që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura,” por nuk dha hollësi.

Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara.

Fjalimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemic globale.

Presidenti Trump tha se masat e forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në SHBA janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshme për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne.

“Ka rëndësi se si përgjigjesh dhe ne po përgjigjemi me shpejtësi dhe profesionalizëm të madh,” tha Presidenti Trump. Ai tha se ka besim se me këto masa të rrepta, SHBA do të arrijnë të ulin ndjeshëm kërcënimin ndaj qytetarëve dhe se virusi më në fund do të mposhtet.

“Ne po lëvizim shumë shpejt,” shtoi ai.

Presidenti tha se “kjo nuk është një krizë financiare,” në përpjekje për të qetësuar tregjet e aksioneve që kanë pësuar rënie të thella ditët e fundit. Ai paraqiti një sërë stimujsh ekonomikë dhe financiarë për bizneset e vogla që po ndikohen negativisht nga koronavirusi.

Komentet e Presidentit Trump vijnë ndërkohë që ai vetë ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, pasi e ka paraqitur gjendjen në kontradiktë me vlerësimin e zyrtarëve të shëndetit publik në administratën e tij.

“Një veprim i zgjuar sot do të parandalojë përhapjen e virusit nesër,” tha Presidenti Trump në fjalimin e shkurtër nga Zyra Ovale.

Në SHBA deri tani ka 1135 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 38 të vdekur.

Numri i rasteve në SHBA ka vazhduar të rritet.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një ndër ekspertët kryesorë që po përpiqen të menaxhojnë koronavirusin, tha të mërkurën: “Mund të pohoj se do të shohin më shumë raste dhe se gjërat do të keqësohen më tepër se sa janë tani.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Presidenti Trump pezullon fluturimet nga Evropa për në SHBA

Presidenti Trump pezullon fluturimet nga Evropa për në SHBA

Ushtria dhe policia në rrugë, kontroll të gjithë personave që thyejnë karantinën

Ushtria dhe policia në rrugë, kontroll të gjithë personave që thyejnë karantinën

Shokuese, futbollisti i Juventus rezulton pozitiv me koronavirus

Shokuese, futbollisti i Juventus rezulton pozitiv me koronavirus

Koronavirusi, zv/Kryeministri Abazi: Marketet do të furnizohen vazhdimisht

Koronavirusi, zv/Kryeministri Abazi: Marketet do të furnizohen vazhdimisht

Koronavirusi në Itali, ambasada jep detaje për shtetasit kosovarë atje

Koronavirusi në Itali, ambasada jep detaje për shtetasit kosovarë atje

Kryetari i AKK-së, konstaton rritjen e çmimeve deri në 200%

Kryetari i AKK-së, konstaton rritjen e çmimeve deri në 200%

Fillon dezinfektimi i autobusëve në Prishtinë

Fillon dezinfektimi i autobusëve në Prishtinë

Aeroporti “Adem Jashari”: Nuk kemi pranuar vendim zyrtar për ndalim të fluturimeve

Aeroporti “Adem Jashari”: Nuk kemi pranuar vendim zyrtar për ndalim të fluturimeve

Osmani: Marrëdhëniet me Amerikën janë ekzistenciale për Kosovën

Osmani: Marrëdhëniet me Amerikën janë ekzistenciale për Kosovën

Ministri i Shëndetësisë, apel tek qytetarët: Mbane higjienën, mos i jepni dorën askujt nga tash

Ministri i Shëndetësisë, apel tek qytetarët: Mbane higjienën, mos i jepni dorën askujt nga tash

Kryetari i PSD’së: Me bindje të thellë e them, Kurti do të shkarkohet

Kryetari i PSD’së: Me bindje të thellë e them, Kurti do të shkarkohet

​Kryetarja Osmani: Janë ekzistenciale për Kosovën, marrëdhëniet me SHBA-në

​Kryetarja Osmani: Janë ekzistenciale për Kosovën, marrëdhëniet me SHBA-në

Taksat dhe këstet e kredisë të qytetarëve pezullohen nga Italia

Taksat dhe këstet e kredisë të qytetarëve pezullohen nga Italia

Kryetari i LDK’së: Në asnjë rast nuk do të humbet miqësia me SHBA’në

Kryetari i LDK’së: Në asnjë rast nuk do të humbet miqësia me SHBA’në

Ligjeratat në UP nisin të mbahen online për shkak Koronavirusin

Ligjeratat në UP nisin të mbahen online për shkak Koronavirusin

Nuk ndërpritën aktivitetet sportive, kabineti qeveritar kërkon që ndeshjet të zhvillihën pa shikus

Nuk ndërpritën aktivitetet sportive, kabineti qeveritar kërkon që ndeshjet të zhvillihën pa shikus