Presidenti Thaçi tregon për herë të parë të ardhmen e tij politike (Video)

E publikuar: 18/01/2017 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin “Komitet” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, presidenti Hashim Thaçi ka folur për të ardhmen e tij në presidencë.

Ai ka thënë se dëshiron që Kushtetuta të ndryshojë në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, por pa shtuar apo hequr ndonjë kompetencë të tij.

Presidenti Thaçi ka shtuar se do të rikandidojë edhe për një mandat në pozitën e Presidentit vetëm nëse bëhen ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa, nëse zgjedhja e presidentit bëhet edhe më tej më vota të Kuvendit, Thaçi ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë më. /Express/