Presidenti Thaçi thotë se institucionet janë në gatishmëri pas tërmetit në veri

E publikuar: 16/01/2020 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një postim në rrjetin social Twitter, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se institucionet janë në gatishmëri pas tërmetit të shkallës 3.8 ballësh të regjistruar në veri të Kosovës pasditen e së mërkurës, rreth orës 17:35.

“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Sipas uebfaqes EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës, 21 nga Leposaviqi dhe 52 kilometra nga Prishtina.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#Presidenti Thaçi thotë se institucionet janë në gatishmëri pas tërmetit në veri