Presidenti Thaçi sot fillon vizitën zyrtare në Shqipëri

E publikuar: 03/10/2016 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të vizitojë zyrtarisht Republikën e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, sot dhe nesër, presidenti Thaçi do të takohet me krerët e shtetit.

Presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani më ç’rast të do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për medie.

 Pas takimit me presidentin Nishani, presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse me vonë ai do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.

Po ashtu presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Ndërkaq gjatë ditës së nesërme presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.

 Ai në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Velijaj. Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, ku do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa, në mesditë, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.