Presidenti Thaçi: Sonte vij në Kosovë, për 4 ditët e kaluara në Hagë flas nesër

E publikuar: 17/07/2020 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar përmes Facebook’ut se ka arritur në Tiranë, raporton Gazeta Express.

Ai ka shkruar se nesër në ora 20:00 do të flasë për intervistimin e tij në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tone”, ka shkruar presidenti./Express/