Presidenti Thaçi pret në takim Kryeministrin Rama

E publikuar: 29/06/2020 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur takimi mes Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Takimi po mbahet në Presidencën e Kosovës, dhe po bëhet në kuadër të vizitës dyditore të Kryeministrit shqiptar në Prishtinë.

Kjo vizitë e Edi Ramës po bëhet edhe në kohën kur ditë më parë Prokuroria Speciale dorëzoi një aktakuzë për shqyrtim në Gjykatën Speciale ndaj dy ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçit e Kadri  Veselit.