Presidenti Thaçi nënshkruan Ligjin për Trepçën

E publikuar: 31/10/2016 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka nënshkruar Ligjin për Trepçën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë rast, ai tha se Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale “vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne”.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit

Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.

Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës.

Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë. HTH