Presidenti Thaçi: Krenohemi me ushtarët e Republikës së Kosovës

E publikuar: 29/10/2019 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë performancën e pjesëtarëve të FSK-së duke thënë se kudo në botë po dëshmojnë profesionalizëm.

Ndërsa priti sot në takim ekipin e FSK-së që fituan medalje në njërën nga garat më prestigjioze në Britani të Madhe, përmes Facebook, Thaçi u shpreh se ndihet krenar me aftësitë e treguara të ushtarëve kosovarë, njofton Klan Kosova.

”Ushtarët tanë, kudo në botë po dëshmojnë aftësi, vigjilencë dhe profesionalizëm. Në çdo garë ndërkombëtare, ata po arrijnë suksese. Ky ekip i mrekullueshëm i ushtrisë sonë, sivjet sërish arriti të fitoi medalje në një prej garave më prestigjioze botërore, në “Cambrian Patrol” të Britanisë së Madhe”.

”Në këtë garë ushtarake, ku morën pjesë 132 ekipe, prej të cilave 34 ekipe ishin nga shtete të ndryshme të botës, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës fitoi Medaljen e Argjendtë. Krenohemi me ushtarët e Republikës së Kosovës! HTH”.