Presidenti Thaçi i pikëlluar për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit

E publikuar: 02/07/2019 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur pikëllimin e thellë me rastin e gjetjes pa shenja jete të futbollistes Florijana Ismailit.

Thaçi përmes facebook ka dërguar ngushëllime për të gjithë familjarët dhe ata që e njohën futbollisten Ismaili.

”Më pikëlloi lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit, futbollistes së kombëtares zvicerane me prejardhje nga Lugina e Preshevës. Ndajmë dhimbjen me familjen Ismaili dhe gjithë miqtë e saj. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të saj! HTH”