Presidenti Thaçi i kërkon “Toyotas” investime në Kosovë

11.09.2019 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidenti Thaçi i kërkon “Toyotas” investime në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni ka takuar përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe automobilistike në botë “Toyota”.

Në takimin me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai dhe menaxhmentin e fabrikës së prodhimit në Toyota City, presidenti Thaçi, ka kërkuar nga ta që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të tregut në Kosovë dhe përmes saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

“Ishte një mundësi e jashtëzakonshëm për të biseduar për mundësinë e zgjerimit të tregut të Toyotës në Kosovë. Në jemi vend i sigurt për investime, me ligje evropiane dhe fuqi punëtore të talentuar. Pas kësaj vizite do të kemi takime tjera për të thelluar këtë bashkëpunim”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë takim është mirëpritur ideja për krijimin e një qendre të bizneseve japoneze në Kosovë.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai ka mirëpritur idenë për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën.

Ai ka theksuar se fillimisht duhet të rritet numri i përdoruesve. “Prandaj misioni i parë dhe kërkesa për popullin e Kosovës është që të vozisin sa më shumë Toyota”, ka shtuar ai.

Gjatë vizitës në Japoni, presidentit Thaçi i është organizuar një vizitë në tempujt të vjetër të qytetit të Kyotos. Ai po ashtu ka takuar dy studentë kosovarë, të cilat janë duke studiuar në Osaka dhe Kyoto.esidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni ka takuar përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe automobilistike në botë “Toyota”.

Në takimin me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai dhe menaxhmentin e fabrikës së prodhimit në Toyota City, presidenti Thaçi, ka kërkuar nga ta që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të tregut në Kosovë dhe përmes saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

“Ishte një mundësi e jashtëzakonshëm për të biseduar për mundësinë e zgjerimit të tregut të Toyotës në Kosovë. Në jemi vend i sigurt për investime, me ligje evropiane dhe fuqi punëtore të talentuar. Pas kësaj vizite do të kemi takime tjera për të thelluar këtë bashkëpunim”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë takim është mirëpritur ideja për krijimin e një qendre të bizneseve japoneze në Kosovë.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai ka mirëpritur idenë për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën.

Ai ka theksuar se fillimisht duhet të rritet numri i përdoruesve. “Prandaj misioni i parë dhe kërkesa për popullin e Kosovës është që të vozisin sa më shumë Toyota”, ka shtuar ai.

Gjatë vizitës në Japoni, presidentit Thaçi i është organizuar një vizitë në tempujt të vjetër të qytetit të Kyotos. Ai po ashtu ka takuar dy studentë kosovarë, të cilat janë duke studiuar në Osaka dhe Kyoto.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Presidenti Thaçi i kërkon “Toyotas” investime në Kosovë

Presidenti Thaçi i kërkon “Toyotas” investime në Kosovë

Scott: Kosova, një nga pengesat më të vështira në marrëdhëniet SHBA- Serbi

Pacolli takon ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Kryen vepra penale, brenda një dite ngriten 70 aktakuza në Kosovë

Kadriu thotë se s’bëjnë më koalicion me PDK-në

OVL: Janë duke u lëshuar ende certifikata të veteranëve të UÇK-së

Schilling: BE-ja duhet ta emërojë një të dërguar special për dialogun Prishtinë – Beograd

Krasniqi: Mos bëni lojë me kufirin, nuk është pronë e asnjë individi

Presidenti çek i thotë Vuçiqit, Më pëlqen Serbia, por nuk më pëlqen Kosova

Gjini komenton shkarkimin e Boltonit, e përgëzon Haradinajn në gjuhën turke

Gjobitet kompania, kamioni i së cilës ndoti rrugët në Prishtinë

Pacolli: Rusia po asiston “fushatën” e Serbisë për mosnjohje të Kosovës

Trump shkarkon këshilltarin për Siguri, John Bolton

Policia arreston edhe personin e tretë, të dyshuar për përfshirje në plagosjen në Pejë

Në këto vende nuk do të ketë rrym nesër dhe pasnesër

Hapet aplikimi online për programin e shkëmbimit të të rinjve Youth Exchange and Study – YES