Presidenti Thaçi e quan të trishtë lajmin e vdekjes së regjisores Kraja

E publikuar: 13/11/2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AFP

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës.

Arzana Kraja është gjetur e vdekur sot (e mërkurë) në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Vdekja e regjisores Kraja në moshë të re, ka tronditur të gjithë, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë shkruar edhe krerët e vendit.

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes Kraja, ndërsa ka thënë se Arzana i dha shumë kinematografisë sonë dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta.

“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë. HTH”, thuhet në postimin e Presidentit.