Presidenti i BE-së në vend që të na urojë vizat, e uron Thaçin për ditëlindje

E publikuar: 26/04/2018 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i BE-së, Donald Tusk, i cili po qëndron në rajon për vizitë, nuk ka sjellë ndonjë lajm shumë domethënës për kosovarët nga Brukseli. Ai është shprehur i inkurajuar me gatishmërinë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për bisedime, ndërkohë që një pjesë të mirë të konferencës ia ka dedikuar Hashim Thaçit. Ia ka uruar ditëlindjen e 50-të duke i thënë se pikërisht në këtë moshë fillon jeta. E kosovarët kanë pritur diçka tjetër, një lajm të mirë nga kreu i BE-së për vizat
Donald Tusk ka vizituar sot Prishtinën, ku takimin e vetëm e shënoi me Presidentin Thaçi. Gjatë konferencës së përbashkët Tusk dha pak lajme për Kosovën, ndërsa u fokusua te presidenti Thaçi dhe ditëlindja e tij.

Tusk në Prishtinë tregoi se turin e tij ballkanik e ka marrë për të nisur përgatitjet për Samitin e Sofjes, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa ka folur veçmas për Kosovën duke e përgëzuar për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”.

“Ky është një hap para për të larguar regjimin e vizave. E di që ju nuk do të ndaleni dhe të hiqni dorë por do të vazhdoni procesin e reformave”.

Ky ishte urimi i vetëm për vendin, duke mos zënë asgjë konkrete rreth vizave, ndërsa tutje Tusk u fokusua në 50-vjetorin e Presidentit Thaçi.

I nderuar president, i dashuri Hashim para disa ditëve keni mbushur 50 vjet, ndërsa unë 61 vjet. Duket se unë jam më pak entuziast Hashim, por dua të them se sot ndihem njëfarë eksperti, por jeta e vërtetë fillon pas të 50-ave”, përfundoi fjalimin e tij Tusk. /Express/