Presidenti Obama në fjalimin lamtumirës paralajmëron për ndarjet

E publikuar: 11/01/2017 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në fjalimin e tij lamtumirës, më 10 Janar, tha se po e lë kombin më të fortë se sa më parë, por Amerikanët duhet të punojnë që të kapërcejnë ndarjet e thella që kërcënojnë të zhbëjnë unitetin e Amerikës së qëllimit dhe fuqisë.

Obama përshëndeti marrëveshjen e tij bërthamore me Iranin, hapjen ndaj Kubës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, në radhitjen e të arriturave më të mëdha të tij, dhe tha se ka përmbushur shumë më tepër gjatë tetë vjet në zyre se sa edhe mbështetësit e tij kanë menduar të ketë qenë e mundur.

​“Me pothuaj secilën masë, Amerika është shumë më mirë, vend më i fortë se sa kur filluam”, tha ai. “Mbetemi më të pasurit, më të fuqishmit dhe kombi më i respektuar”, tha Obama, por nënvizoi ato që ai i sheh si kërcënim themelor për presidentët e ardhshëm dhe qytetarët që duhet të adresohen.

Ai po ashtu përmendi edhe arritjet e tjera gjatë tetë viteve, që kanë sjellë ndryshime të mëdha.

“Nëse do t’ju kisha thënë tetë vite më parë se Amerika do të rikthejë një recesion të madh ekonomik, do të rindezë autoindustrinë tonë dhe do të përhap shtrirje të gjerë të krijimit të vendeve të punës në historinë tonë; nese do t’ju kisha thënë se do të hapim një kapitull të ri me kubanezët, do të arrijmë marrëveshjen e armëve nukleare pa asnjë të shtënë, do të gjejmë organizatorin e sulmit të 11 shtatorit; nëse do t’ju kisha thënë se do të arrijmë barazinë në martesa dhe do të sigurohet e drejta për sigurim shëndetësor për 20 milionë bashkëqytetarët tanë – nëse do t’ju kisha thënë gjithë këtë, ju do të mund të thonit se “pikëpamjet tona janë paksa të larta”.

Obama theksoi rritjen e refuzimit të imigrantëve si një kërcënim, duke bërë me dije se Amerika që nga fillimi i saj është një komb imigrantësh dhe ajo tërheqë pjesën më të madhe të forcës së saj ekonomike dhe kulturore nga përzierja e racave dhe kombeve që janë bashkuar brenda kufijve të saj.

“Rinia jonë dhe përkushtimi, diversiteti dhe hapja, kapaciteti ynë i pafund për marrjen e rrezikut dhe rifillimin nënkupton se e ardhmja duhet të jetë e jona. Por potenciali do të realizohet vetëm nëse demokracia jonë funksionon. Vetëm nëse politika jonë pasqyron mirësjelljen e qytetarëve tanë”.

Ndarjet e shkaktuara nga “një botë me pabarazi në rritje, ndryshimet demografike dhe spektri i terrorizmit”, tani kërcënojnë demokracinë e SHBA-së, e cila kërkon “një ndjenjë themelore të solidaritetit – idenë se për të gjitha dallimet tona të jashtme, ne jemi të gjithë bashkë dhe se ngritemi ose biem si një”, tha ai.

Obama u bëri thirrje amerikanëve që të punojnë individualisht dhe edhe përmes qeverisë dhe organizatave të tjera që të luftojnë trendët “gërryese” drejt ndarjeve, izolimit dhe diskriminimit ndaj atyre që shikojnë dhe mendojnë ndryshe nga vetja.

“E kundërshtoj diskriminimin ndaj myslimanëve amerikanë, që janë po aq patriotë sa edhe ne”, tha ai. Dhe ai iu drejtua sinqerisht amerikanëve të bardhë duke thënë: “ata fëmijë me ngjyrë do të përfaqësojnë pjesën gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore të Amerikës”, dhe duhet tëpërqafohen e pranohen.

Obama tha se ndarjet e brendshme në shoqëri dhe debati i acaruar politik sot paraqesin kërcënimin po aq të madh sa edhe kërcënimet e jashtme nga terroristët apo diktatorët e jashtëm

​”Prandaj le të jemi vigjilentë por të mos frikësohemi. [Shteti Islamik] do të provojë të vras njerëz të pafajshëm. Por, nuk mund ta mundin Amerikën gjithnjë derisa ne të mos e tradhtojmë Kushtetutën tonë dhe parimet tona në luftë. Rivalët si Rusia ose Kina nuk mund ta arrijnë ndikimin tonë në mbarë botën gjithnjë derisa ne nuk heqim dorë nga ajo për të cilën qëndrojmë dhe nuk shndërrohemi në një komb që ngacmon fqinjët më të vegjël”, tha Obama.