Presidenti Martti Ahtisaari mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

E publikuar: 24/09/2015 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, po qëndron një një vizitë pune me në Helsinki me ftesë të Presidentit Martti Ahtisaari.

Presidenti Ahtisaari, i cili drejton Nismën për Menaxhimin e Krizave (CMI) dhe është aktiv në misione paqebërëse në botë, shprehi interesim për zhvillimet e fundit në Kosovës, procesn e integrimeve evropiane si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Zëvendësministri Selimi njoftoi Presidentin Ahtisaari dhe stafin e tij për qasjen strategjike të Kosovës, procesin e lobimit dhe zhvillimet e fundit rreth procesit të votimit për anëtarësim në UNESCO që pritet të ndodhë në nëntor.

Njëherësh, Selimi falënderoi Presidentin Ahtisaari, i cili ka fituar edhe çmimin Nobel për Paqe, për angazhimin dhe ndihmën e tij dhënë procesit të integrimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.