Presidenti kroat: Do t’i dërgojmë rreth 150 ushtarë në Kosovë

E publikuar: 11/05/2021 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic ka thënë se vendi i tij do t’i dërgoj rreth 150 ushtarë në Republikën e Kosovës.

Kroacia do ta rrisë prezencën ushtarake në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Një gjë e tillë është konfirmuar sot nga presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, i cili tha se vendi i tij do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë.

“Ne kemi një kohë të re para nesh. Për disa ditë, 150 ushtarë tanë do të shkojnë në Kosovë. Kjo i shqetëson fqinjët tanë, megjithëse nuk ka për qëllim t’i shqetësojë ata, nuk synon një provokim, është e drejta jonë. Ne marrim pjesë në të dhe do të sillemi në atë mënyrë,” tha Milanoviq duke iu përgjigjur pyetjes së mediave rreth kritikave nga Serbia për shkak të dërgimit të trupave shtesë në kuadër të KFOR-it.

Kujtojmë, që Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman tha se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, i cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

“Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Grlic Radman