Presidenti kinez Xi Jinping fillon një turne afrikan

E publikuar: 22/07/2018 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

President i Kinës, Xi Jinping ka filluar një turne 4-ditor në disa vende afrikane.

Fillimisht ai shkoi në Senegal, ku nënshkroi marrëveshje dypalëshe me vendin që ka një rritje të shpejtë ekonomike.

Kina e ka shtuar praninë e saj në Afrikë, me investime, hua dhe marrëveshje të shumta me vendet afrikane, që ndihmojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së këtyre vendeve. Këto projekte i kanë siguruar Pekinit qasje në tregjet e rëndësishme për ekonominë kineze. Kina ka lidhje të rëndësishme tregtare me kontinentin.

Në turneun afrikan të zotit Xi përfshihen vizita në Ruandë, Mauritani dhe në Afrikën e Jugut.

Në Afrikën e Jugut ai do të takohet me zyrtarë nga të ashtuquajturit BRICS, ku bëjnë pjesë vende me rritje të shpejtë ekonomike, si Brazili, Rusia, India, dhe Afrika e Jugut.