“Presidenti kinez i Milanit nuk ka miniera siç pretendon dhe është i zhytur në borxhe”

E publikuar: 17/11/2017 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një artikull të gazetës ‘New York Times’, ku kanë hulumtuar tre gazetarë prej muajit gusht rreth pasurisë së Li Yonghong, presidentit kinez të Milanit, tashmë ata kanë dalë me disa pikëpyetje të mëdha.

Ata kanë zbuluar se Li nuk është përmendur kurrë në listën e personave më të pasur në kinë.

Perandoria e minierave siç pretendon ai që e posedon, ajo nuk ekziston.

Kur ai bleu Milanin, emrin e tij nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë as në Itali e Evropë.

Ai e bleu Milanin për 860 milionë dollarë nga Silvio Berlusconi dhe ra dakord që duhet të nisë të paguajë borxhet e klubit brenda një viti.

Përsa u takon minierave të fosforit, në dokumentacionet kineze nuk ekziston emri i pronarit të Milanit.

Gazetarët e medias amerikane, kanë vizituar zyrat e kompanisë së tij, por ato ishin të boshatisura prej kohësh, me shënimin “Mbyllur për mospagim qiraje”.

Tashmë mbetet të shihet se sa do të zgjasë ëndrra kineze e Milanit. /Telegrafi/