Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin e uron kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademin

E publikuar: 09/07/2018 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka uruar kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi për përzgjedhjen në këtë pozitë.

Ademi u zgjodh të premten kryetar i ri i FFK-së me 58 vota pro e asnjë kundër nga delegatët në Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Vendi i kreut të FFK-së kishte mbetur vakant pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri.

“Ju uroj për përzgjedhjen unanime si President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Jemi të gjithë bashkë të pikëlluar pas vdekjes së papritur të mikut dhe kolegut tonë të dashur, Fadilit”.

“Jam i bindur se ai do të ishte i lumtur të ju shihte se ju jeni presidenti i ri i FFK-së. Duke shërbyer me zell si zëvendëspresident, nuk ka dyshim se ju jeni personi i duhur për të marrë rolin e liderit – dhe besoj në vendosmërinë tuaj për futbollin në Kosovë dhe dedikimin tuaj për të udhëhequr përpara projektet që janë në zhvillim”, thuhet në letrën e urimit të UEFA-s”.

“Qasja në fushat e futbollit është qenësore për të luajtur këtë lojë dhe fuqishëm ju inkurajoj të vazhdoni këtë punë të rëndësishme për të ndërtuar dhe për të krijuar hapësira të sigurta e praktike sa më shumë që është e mundur”.

“Ju uroj gjitha të mirat Agim dhe jam në dispozicionin tuaj për çdo ndihmë që keni nevojë. Ju lutem konsiderojeni UEFA-n si familjen tuaj të futbollit dhe jini të sigurt se mund të trokisni në dyert tona për përkrahje, njohuri apo udhëzime sa herë që keni nevojë”, thuhet në letrën e dërguar nga Ceferin./Telegrafi/