Presidenti i Sllovenisë ia uron Thaçit zgjedhjen president

E publikuar: 01/03/2016 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një telefonatë miqësore mora edhe nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili më uroi për zgjedhjen president i shtetit.

Biseduam për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në mes dy vendeve tona, thuhet në një postim të Hashim Thaçit përmes rrjetit social Facebook, transmeton Koha.net.

E tërë Europa Juglindore është kthyer kah e ardhmja me bashkëpunim dhe përkrahje për njëri-tjetrin. Sfidat që i kemi janë të njëjta dhe janë motiv për thellim të bashkëpunimit edhe më të mirë mes të gjithëve. Për të gjitha këto do të bisedojmë me presidentët e rajonit në samitin Brdo-Brione, që do të mbahet në muajin maj.

Sllovenia dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit të mirë, që sa vjen e zgjerohet dhe thellohet. Kosova mund të marrë mësime të vlefshme nga përvoja e Sllovenisë në tranzicion dhe integrim në NATO e BE. /Koha. net/