Presidenti i Serbisë: Millosheviqi kishte qëllim të mirë në Gazimestan, por ai s’u realizua

E publikuar: 17/08/2018 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka thënë se pasi është përkujtuar që Sllobodan Millosheviqi, e ka pasur Gazimestanin, është pyetur se çfarë ka për të thënë Mitrovicë gjatë vizitës që e ka paralajmëruar më 9 shtator, transmeton Koha.net.

Siç përcjell agjencia FoNet, Vuçiq ka thënë se Millosheviq ka pasur qëllim të mirë për të mbrojtur interesat serbe kur foli në Gazimestan, porse ai, për fat të keq, në pjesë të madhe u shndërrua në të kundërt, për shkak të faktorit të huaj, ekonomisë së dobët dhe problemeve të tjera.

Vuçiq nuk deshi t’i komentojë deklarata e zyrtarëve të Kosovës lidhur me këmbimin e territoreve dhe Asociacionin e komunave serbe.