Presidenti i Perusë pranon se ka marrë ryshfet

E publikuar: 18/12/2017 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Perusë ka pranuar se “ka fituar para” nga ndërtuesi brazilian në qendër të shumë skandaleve Odebrecht, nëpërmjet firmës së tij të konsulencës 10 vjet më parë.

Por gjatë një interviste televizive të dielën, Presidenti Pedro Pablo Kuczynski tha gjatë periudhës kur u morr pagesa prej 800 mijë dollarësh nga biznesmeni, ai nuk kishte funksion menaxhues në firmën e tij.

“Kam kërkuar ndjesë kohë më parë sepse padyshim nëse do ta dija, gjërat do të ishin bërë më mirë. Një kompani e respektuar është përdorur për menaxhim, kjo është ajo që ka ndodhur. Unë isha aksioner, por shumë prej të ardhurave të kompanisë nuk më vinin mua”, tha Presidenti.

Muajin e kaluar Presidenti mohoi të ketë patur lidhje me biznesmenin Odebrecht.

Ky i fundit tronditi politikën në të gjithë Amerikën latine me rrëfimin e tij vitin e kaluar, si pjesë e një marrëveshjeje lehtësuese me drejtësinë, se u kishte dhënë rryshfet zyrtarëve në 12 vende të botës për më shumë se një dekadë.

Pasi Presidenti rrefuzoi thirrjet për dorëheqje lidhur me akuzat e pretenduara për korrupsion, opozita e cila kontrollon më shumë se gjysmën e vendeve të Kongresit, paraqiti javën e kaluar një mocion mosbesimi ndaj tij nën pretendimin se është moralisht i papërshtatshëm për të udhëhequr vendin.

Kryetari i Kongresit Luis Galaretta tha se votimi për shkarkimin e Presidentit nga detyra mund të zhvillohet gjatë kësaj jave. Nëse ai shkarkohet funksionet e tij i kalojnë zëvendës presidentit.