Presidenti i Lyonit e falënderon Benzeman për blerjen e Diaz

E publikuar: 17/10/2017 05:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mariano Diaz është kthyer në një hit në ‘Parc Olympique Lyonnais’, prej se ka ardhur nga Real Madridi.

Lojtari që la Santiago Bernabeun dhe kaloi te Lyon për 8 milionë euro ka shkëlqyer këtë fillin sezoni duke shënuar shtatë gola në nëntë paraqitje.

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, i është mirënjohës Karim Benzema, që e bëri ta blejë lojtarin.

“Mariano është i madh dhe i jam mirënjohës një personi [Benzemas] i cili ma sugjeroi dhe tha se do të jetë një lojtar ideal për në”, ka thënë Aulas.

Benzema kishte kaluar te Real Madridi pikërisht nga Lyon, ku kishte treguar formë të lartë kur ishte ende i ri.

Pas ikjes së Alexandre Lacazette këtë verë, sulmi i klubit iu besua Marianos dhe Nabil Fekirit, që kanë shënuar së bashku 14 gola.

Flitet se Real Madridi e ka opsionin për ta ri blerë lojtarin.

Ky opsion është përdorur edhe me Alvaro Moratan para një viti, kur u ble, por pastaj u shit te Chelsea. /Telegrafi/