Presidenti i Geonas siguron se asnjë nga lojtarët kryesorë nuk do largohet gjatë janarit, premton blerje

E publikuar: 31/12/2018 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, insiston se askush nuk do të largohet nga skuadra në afatin kalimtar të janarit.

Kështu numri një i klubit ka gëzuar tifozët pas zërave se Krzysztof Piątek mund të largohet nga skuadra.

“Askush nuk do të lëvizë deri në qershor”, ka thënë Preziosi për Il Secolo XIX.

Krzysztof Piatek ka shënuar 13 gola në gjysmën e parë të sezonit në Serie A, një më pak se CR7 (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi nevojë për [Christian] Kouame, Piątek dhe [Gaston] Ramirez. Deri më tani ka pasur shumë fjalë, por ofertat nuk kanë arritur”.

“Kemi nevojë për lojtarë kualitativë në mesfushë dhe tashmë kemi bërë ofertë për Rade Krunic (Empoli). Stefano Sturaro është një ide që kemi, jam i bindur se mund të vijë. Do të na kushtojë paksa, por është një investim”.

“Ai nuk do të  jetë i gatshëm për një ose dy muaj, por ai dëshiron të rifillojë me neve”, ka shtuar Preziosi.

Genoa aktualisht renditet në vendin e 14 me 20 pikë. /Telegrafi/