Presidenti i BB: Shumë të rëndësishme investimet në arsim

E publikuar: 13/10/2017 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim thotë se përmirësimi i të dhënave dhe studimet e fundit tregojnë se investimet në arsim luajnë një rol më të madh në zgjerimin e ekonomisë nga sa mendohej më parë.

Ai i bëri këto komente të enjten ndërsa drejtues të lartë ekonomikë dhe politikë të shumë vendeve anëtare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar po takohen në Uashington. Zoti Kim i quajti rezultatet e studimeve “mahnitëse”.

Drejtuesit po diskutojnë për ekonominë globale që po rritet dhe shqetësimet se pasiguria, konflikti, grindjet mbi tregëtinë dhe probleme të tjera mund ta dëmtojnë zgjerimin e ekonomisë.

Kina tha se shpreson të bindë drejtuesit shtetërorë dhe të financave t’i japin investimit në kapitalin njerëzor, të njëjtën rëndësi që u japin projekteve të energjisë dhe transportit. Ai u tha gazetarëve se dështimi për të përgatitur brezin e ardhshëm për punë, shton rrezikun për zhgënjime dhe trazira.

Ai tha gjithashtu se zyrtarët kombëtarë dhe të bankave po bisedojnë rreth ndihmës për vendet e Karaibeve të dëmtuara nga një seri uraganësh të fuqishëm.

Shefi i Bankës Botërore tha se është “optimist” se banka do të bindë udhëheqësit vendorë që të miratojnë përfundimisht një shtim të fondit që institucioni ka për huadhënie dhe aktivitete të tjera.