Presidenti i Bayernit, Hoeness merr dhuratë fanellën e Kosovës nga ambasadori jonë në Gjermani  

E publikuar: 24/02/2019 04:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fanella e Përfaqësueses së Kosovës i është dhuruar presidentit të Bayern Munichut, Uli Hoeness.

Bayern Munich ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Hertha Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligas.

Në këtë ndeshje mysafirë ishte edhe ambasadori i Kosovës në shtetin gjerman, Beqë Cufaj.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, sot (e shtunë) , e ka ndjekur nga afër ndeshjen në “Allianz Arena” me ftesë të presidentit të Bayernit, Uli Hoenes.

Me këtë rast, ambasadori Cufaj, ia ka përcjellë presidentit Hoenes falënderimet e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, për kontributin e dhënë për Kosovën në ditët më të vështira.

Cufaj gjatë dhënies së dhuratës presidentit të Bayernit, Uli Hoeness

Përveç kësaj, ambasadori jonë i ka dhuruar në emër të presidentit Ademi dhe FFK-së, një mirënjohje dhe fanellën e Kosovës, si një personalitet i dashur dhe shumë i njohur i futbollit gjerman dhe atij botëror.

Kjo dhuratë vjen në vazhdën e takimeve të shumta miqësore dhe profesionale të federatës së Kosovës dhe asaj gjermane. /Telegrafi/