Presidenti flet nga Tirana për arrestimin e Nehat Thaçit në Serbi

E publikuar: 03/10/2016 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga Tirana për arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, nga autoritetet e Serbisë.

Presidenti ka deklaruar se Kosova nuk mund t’i përgjigjet “arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë”.

Ai ka deklaruar se institucionet janë duke u koordinuar me autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt, transmeton lajmi.net.

 Drejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës është arrestuar me akuza për terrorizëm si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti ka përsëritur se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare të drejtë dhe të pastër.

Sipas Thaçit, ky veprim arbitrar nga autoritetet e Serbisë ka ngjallur reagimet e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.