Presidenti i Filipineve i thotë Obamas që “të shkojë në ferr”

E publikuar: 04/10/2016 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Presidenti amerikan Barak Obama mund të “shkojë në ferr” bashkë me kritikat e tij për luftën brutale kundër drogës në Filipine”, ka thënë presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, transmeton Klan Kosova.

Vërejtjet erdhën pasi SHBA dhe Filipinet filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

SHBA ka deklaruar se kishte një “aleancë të fortë” me Filipinet.

Duerte përshkroi gjithashtu Uashingtonin si një aleat jo të besueshëm.

“Në vend që të na ndihmoni, ju na kritikoni, kështu që ju mund të shkoni në ferr, zoti Obama, ju mund të shkoni në ferr”, ka thënë Duerte.