Presidenti është duke shqyrtuar Ligjin për Paga, ende s’ka vendim final

E publikuar: 14/02/2019 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para dy ditësh, konkretisht më 12 shkurt të këtij viti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar nga Kuvendi Ligjin për Pagat.

Mirëpo i njëjti ligj është kundërshtuar nga Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sindikalistët e KEK-ut, KOSTT-it dhe Telekomit, të cilët janë të pakënaqur me kufizimet që u janë vënë.

Si pasojë e kësaj është thënë se Presidenti Thaçi mund ta shqyrtojë mundësinë e mosdekretimit të Ligjit për Paga, duke e kthyer kështu në Kuvend.

Lajmi.net ka kontaktuar me Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Thaçi, i cili ka thënë se Presidenti tashmë është duke e shqyrtuar Ligjin për Paga dhe brenda afatit do të merret vendimi.

“Presidenti është duke e shqyrtuar Ligjin për Paga dhe brenda afatit ligjor do ta marrë një vendim”, ka thënë për Arifaj

Ndryshe, Ligji për pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt, me  63 vota për dhe 1 abstenim. /Lajmi.net/