Presidenti i “Contour Global”: Haradinaj njeri i aksionit, e nxiti marrëveshjen për “Kosovën e re”

E publikuar: 20/12/2017 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është nënshkruar sot një nga projektet më të mëdha që nga paslufta në Kosovë në vlerë prej 1.3 miliardësh. Ajo për Termocentralin “Kosova e Re”.

Kjo marrëveshje mori vëmendje të mëdha si në mediet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, ku të pranishëm ishin Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe shumë zyrtarë të lartë, mori fjalën edhe Presidenti i kësaj kompanisë Joseph Brandt me të cilën u arrit marrëveshja.

Kur e nisi fjalimin e tij, ai zgjodhi të thotë fjalë të mëdha për kryeministrin Ramush Haradinaj.

E quajti njeri i veprimeve dhe duke qenë i tillë, ai tha se edhe u arrit një marrëveshje mes dyja palëve.

“Për të arritur deri këtu, unë dua të falënderoj shumë njerëz. Së pari kryeministrin Haradinaj që e nxiti këtë në mënyrën e duhur deri në pikën e marrjes së vendimeve. Ai është një njeri i veprimeve dhe si një njeri i veprimeve, ai mori veprime nga të dyja palët që u përfshinë në këtë projekt dhe duhet të vazhdojmë tutje së bashku”, tha drejtori i kompanisë “Contour Global”

Ai foli edhe për ministrin e zhvillimit ekonomik Valdrin Llukën, tha se ai kishte punën më të vështirë, atë e të thënit “Po”.

Për rëndësinë e Marrëveshjes folën edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Greg Delawe.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një kontratë prej 1 miliard eurosh (1.18 miliard) me “ContourGlobal PLC”, me bazë në Nju Jork, për të ndërtuar një central elektrik me qymyr 500 megavat./Express