Presidenca i shpenzon rreth 20 mijë euro për rregullimin e zyrave

E publikuar: 02/04/2015 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga është përkujdesur që zyrat e institucionit më të lartë shtetërore që e udhëheqë, të dukën sa më bukur.

Ky institucion ka planifikuar që përveç se të rinovojë zyrën e kabinetit të presidentes, në të njëjtën kohë të blejë edhe tepihsona të rinj për këto zyra.
Për kryerjen e këtyre shërbimeve presidenca do të shpenzojë hiq më pak se 20 mijë euro, transmeton Tribuna Channel.

Për këto shërbime presidenca tashmë ka kryer edhe procedurat e prokurimit.

Sipas njoftimit të KRPP-së, presidenca të mërkurën ka përzgjedhur kompaninë “Euro – Ndërtimi” në tenderin “Shërbimi i renovimit të kabinetit” në vlerë prej 9 mijë e 732 eurove

Po ashtu në të njëjtën ditë, presidenca ka përzgjedhur edhe kompaninë që do ta furnizoj me tepisona dhe tepihë.

Institucioni më i lartë shtetërore për furnizim me tepisona dhe tepihë do të lidh kontratë me kompaninë “Gjini” në vlerë prej 9 mijë e 910 eurove. /Tribuna Channel/