Premtimet e tre kryetarëve dominohen nga projektet infrastrukturore

E publikuar: 19/02/2018 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Premtime të shumta kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore 3 kryetarë të 3 komunave të rajonit të Prishtinës. Janë më shumë se 100 premtime që i kanë bërë ata në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse gjatë mandatit të kaluar kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha (LDK), ishte në mesin e atyre që më së paku i kishte realizuar premtimet e fushatës, kjo nuk e ka penguar që të bëjë më së shumti premtime.

Instituti për Studime të Avancuara GAP i ka regjistruar 42 premtime që Berisha i ka bërë gjatë fushatës elektorale.

Pas tij vjen ai i Obiliqit, Xhafer Gashi (AAK), me 34 dhe i treti kreu i Podujevës, Agim Veliu (LDK), me 32 premtime. Por në mesin e atyre premtimeve ka edhe projekte që kishin filluar me buxhetet e vitit 2017, ose edhe më herët e që i kanë premtuar sërish në fushatë./koha.net/