Prekëse: Këto janë fjalët e vajzës së McCain për babain e saj (Foto)

E publikuar: 20/07/2017 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meghan McCain është njëra nga gjithësejt 7 fëmijët e senatorit amerikan John McCain, për të cilin u raportua sot se është diagnostifikuar me kancer në tru.

Ky lajm ka prekur shumë amerikanë, por edhe miq të McCain në tërë botën të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre për sëmundjen me të cilën po përballet një nga njerëzit më mirëbërës.

E vajza e McCain, ka zgjedhur disa fjalë prekëse për ta përshkruar babain e saj dhe për të sqaruar dhimbjen me të cilën po përballet familja e saj.

“Lajmi për sëmundjen e babait tim ka prekur të gjithë anëtarët e familjes McCain, gjyshen time, nënën, vëllezërit, motrën dhe mua. Dhe, tani ne duhet të jetojmë me frikën se çka do të vijë më pas. Kjo sëmundje është një eksperiencë për ne, kurse për shumë amerikanë është e njohur, meqë kanceri nuk zgjedh moshë.  Nëse do të kërkonim tani diçka nga ju, janë  thjesht lutjet tuaja dhe për këto do t`iu jemi shumë mirënjohës”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline.

Meghan e ka paraqitur babain e saj si një njeri tejet të fortë, e që i tillë po vazhdon të jetë edhe këto ditë të vështira për të.

Sipas saj, John McCain nuk e ka bërë asgjë të tërhiqet, as lufta politike, andaj as kanceri nuk do ta bëjë atë të zmbrapset.

“Në fund, ai që është më i forti dhe që ka më së shumti besim e që është më i qeti, është pikërisht babai im. Edhe armiku më i keq nuk do ta mundte atë. Lufta politike nuk e ka thyer atë, andaj edhe kanceri mund të afektojë tek ai në shumë mënyrë, por: ASNJËHERË NUK DO TË MUND TA BËJË ATË TË ZMBRAPSET. KURRË ASGJË SE KA BËRË!”, ka shkruar ndër të tjera ajo, transmeton Indeksonline.

Ajo ka shtuar se si çdo vajzë tjetër nuk e imagjinon dot jetën pa babanë e saj.

“Ai është një nga amerikanët më të mirë të kohës sonë. Ai është forca ime, shembull për mua, mësuesi im, heroi im”, ka përfunduar letrën Meghan.